Text Widget

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

Archives
 

Cmimet e apartamenteve ne Tirane

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë nivelin e 4,000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga Colliers International. Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit, që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, me rreth 3 000 euro/m² për apartamentet Premium. Në Podgoricë, apartamentet kushtojnë maksimumi 2,200 euro/m² dhe në Shkup nuk i kalojnë 2,000 eurot.

Çmimet në kryeqytet kanë një luhatje të madhe, nga 500-600 euro në periferi në mbi 3000 euro për metër katror në zonat e qendrës. Çmimet janë shënuar rritje të shpejtë vitin e fundit, me 10-30% pas një stanjacioni që pësuan në periudhën e mëparshme, të nxitura si nga rritja e taksave (kryesisht ajo e ndikimit në infrastrukturë), dhe nga oferta e shtuar, teksa sipas operatorëve janë rritur blerjet e apartamenteve në cash.

Sipas Numbeo, aktualisht Tirana është qyteti i dhjetë më i shtrenjtë në Europë nga 103 qytete të marra në shqyrtim për sa i përket çmimet e shtëpive në raport me të ardhurat e qytetarëve, (një indeks që mat përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve) duke u renditur krahas qyteteve si Milano, Roma, Parisi, Londra, etj.

Tirana mbetet gjithsesi mes dy kontrasteve, ky çmimet në periferi janë ndër më të lirat në rajon, ndërsa ato për apartamentet luksoze janë bërë tashmë më të shtrenjtat, ndonëse të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbetet më të ulëtat në Europë, me 30% të mesatares europiane. (Bosnjë-Hercegovina- 32%; Mali i Zi- 46%;  Serbia dhe Maqedonia e kanë nivelin sa 36% të mesatares së BE).

Share
WhatsApp chat